ALKALOID KOSOVË
ALK&KOS PHARMACEUTICALS
Pranë zyrës në Prishtinë shpall konkurs për këtë vend pune:
Ofertë punësimi për Bashkëpunëtor Ligjor - ALK&KOS Pharmaceuticals SH.P.K
Kandidati duhet të posedojë njohuri të larta të ligjeve administrative dhe vendore, njohja e ligjeve europiane do të konsiderohet si përparësi, gjithashtu duhet të ketë aftësi të jashtëzakonshme në hartimin dhe rishikimin e kontratave. Provimi i kaluar i jurisprudencës do të konsiderohet si përparësi por jo kusht për pozitën specifike, megjithatë nëse lind nevoja, kandidati do të kalon gjithashtu edhe provimin e jurisprudencës ose do të bëjë përmirësime të tjera profesionale.
Kualifikimet e nevojshme:
- arsimi Universitar i përfunduar – Fakulteti Juridik;
 - provimi i kaluar i jurisprudencës do të konsiderohet si përparësi;
 - eksperiencë paraprake në këtë lëmi, së paku një vjeçare;
 - njohuri të shkëlqyer të ligjeve vendore;
 - njohuri të gjuhë Angleze;
 - njohuri të MS Office;
 - njohuritë mbi legjislacionin Europian do të konsideroheshin përparësi;
 
Detyrat e punës:
- Përgatitja, hartimi dhe koordinimi i të gjitha kontratave të lidhura nga kompania si dhe të gjithë dokumenteve dhe analizave ligjore të tjera që lidhen me punën e kompanisë;
 - Harmonizimi i punës së Kompanisë me rregulloret ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës, veçanërisht me Ligjin për Shoqëritë Tregtare, Ligjin për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore, Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Vendin e Punës, etj,
 - Studimi, monitorimi dhe interpretimi i ligjeve, rregulloreve dhe praktikave gjyqësore dhe ofrimi i këshillave ligjore për aktivitetet e përditshme qe lidhen me punët e kompanisë;
 - Monitorimi dhe interpretimi i rregulloreve më të fundit të publikuara në Gazetën Zyrtare të Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe funksionimin dhe rregulloret që kanë të bëjnë me Agjencinë për Barna dhe Pajisje Mjekësore dhe informimin e duhur të kompanisë për këtë çështje;
 - Hartimi i akteve të përgjithshme dhe individuale të kompanisë- rregullore, protokolle, vendime etj.;
 - Kryerja e punëve administrative në kompani;
 - Ndërveprimi me autoritetet kompetente shtetërore, për shembull Ministrinë e Shëndetësisë, Agjensionin për Barna dhe Pajisje Mjekësore dhe autoritete të tjera shtetërore;
 - Bashkëpunimi me sektorin e marketingut mjekësor dhe sektorë të tjerë në kompanisë;
 - Monitorimi i prokurimeve publike në fushën e veprimtarisë së kompanisë dhe raportimi i tyre tek eprorët dhe drejtori i kompanisë;
 - Implementimi i proceseve në kuadër të selisë në Shkup, në kompani, në fushën e përputhshmërisë korporative, mbrojtjes së të dhënave personale dhe pronësisë intelektuale (marka tregtare dhe dizajn);
 - Monitorimi i plotësimit të kushteve të përcaktuara në kontratat me tregtarët me shumicë dhe dhënia e paralajmërimit me shkrim në rast të devijimeve;
 - Menaxhimi, organizimi dhe kategorizimi i dokumenteve ligjore dhe menaxhimi i dokumenteve arkivore;
 - Komunikimi i rregullt dhe dërgimi i raporteve në selinë në Shkup;
 
Shkathtësitë/Aftësitë:
- Kolegjialiteti, fleksibiliteti, vendimmarrja analitike, dëshira për të mësuar dhe për të përparuar;
 - Aftësitë komunikuese, ndërpersonale;
 - Person i përgjegjshëm, i përkushtuar dhe lojal;
 - Aftësia për të krijuar zgjidhje në situata të kufizuara dhe në afate të shkurtra;
 - Konfidencial gjatë kryerjes së detyrave të punës;
 
Kushtet e punës:
- Mundësi të vazhdueshme për zhvillim profesional dhe personal në kompani;
 - Angazhimi nga e Hëna në të Premte, 40 orë në javë.
 
Letra e motivimit, biografia e shkurtër me fotografi dhe kopja e diplomës se fakultetit të dërgohen në gjuhën angleze në adresën e mëposhtme:
gismaili@alkaloid.com.mk dhe iveseli@alkaloid.com.mk
Konkursi zgjat 10 (dhjetë) ditë pune nga dita e shpalljes.
ALK&KOS Pharmaceuticals
Magjistralja Prishtinë-Shkup (km.i shtatë)
Laplje Selo, 10500 Graçanicë, Kosovë;
0 تعليقات