Header Ads Widget

Hapet thirrja për mbështetjen financiare të Kuzhinave Popullore

  Hapet thirrja për mbështetjen financiare të Kuzhinave Popullore

Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve hap sërish thirrjen për mbështetjen financiare të entiteteve që ofrojnë shërbime të Kuzhinave Popullore.
🔹Vlera e mbështetjes për çdo entitet varet nga kapaciteti dhe intensiteti shërbyes i entitetit (maksimum 100 mijë euro për entitet).
🔸70% e mjeteve nga ky financim duhet të përdoren për blerjen e produkteve bujqësore vendore;
🔸28% e mjeteve duhet të përdoren për blerjen e produkteve mbështetëse; dhe
🔸2% e mjeteve mund të përdoren për shpenzime logjistike në realizimin e projektit.
Të drejtë aplikimi kanë organizatat jo-qeveritare dhe entitetet e tjera të cilat zhvillojnë aktivitetin e Kuzhinave Popullore.
⏳ Aplikimi bëhet përmes email adresës masa3.4@rks-gov.net dhe do të jetë i hapur deri më 18 nëntor 2022.
ℹ️ Për informata më të detajuara referohuni shpalljes në vegëzën në vijim: https://mf.rks-gov.net/.../FACA17CB-5894-4D80-8BCA...
May be an image of text

إرسال تعليق

0 تعليقات

Technology