Header Ads Widget

6 Cilësitë që ju bëjnë një udhëheqës të madh

 Fokusimi

Për të qenë një udhëheqës i mirë, nuk mund të bëni gjëra të vogla. Duhet të jeni tepër të fokusuar në objektivin tuaj dhe tepër produktiv, nëse ndodh që do humbisni toruan atëherë do të humbisni edhe fronin.

Besimi

Një udhëheqës rrënjos besimin duke pasur një vizion të qartë, duke treguar ndjeshmëri dhe duke qenë një trajner i fortë. Një udhëheqës përpiqet t’i japë të gjitha këto cilësi për të fituar respekt.

Pasioni

Duhet ta doni atë që bëni në mënyrë që të jeni më të vërtetë dhe më të suksesshëm. Pa marrë parasysh se sa i suksesshëm mund të bëhet biznesi juaj, kurrë nuk duhet të jeni të kënaqur. Duhet të pretendoni të bëni diçka më të madhe.

Inovacioni

Inovacioni është thelbësor jo vetëm për suksesin, por edhe për mbijetesën. Inovatorët janë udhëheqësit tanë. Me anë të mendimit, teknologjisë apo organizimit, inovacioni është shpresa jonë e vetme për të zgjidhur sfidat tona.

Durimi

Durimi është me të vërtetë guxim që ka për qëllim të provojë angazhimin tuaj për kauzën tuaj. Rruga për gjëra të mëdha është gjithmonë e vështirë, por udhëheqësit më të mirë e kuptojnë kur duhet të braktisin çështjen dhe kur duhet të qëndrojnë gjatë. Shumë gjëra shpeshherë vijnë së bashku me tregjet e jashtme, konkurrencën, financimin, kërkesat e konsumatorit, por gjithmonë duhet një fat i vogël  për të nxjerrë diçka të madhe.

Pozitiviteti

Për të arritur madhështinë, ju duhet të krijoni një kulturë optimizmi. Do të ketë shumë ulje dhe ngritje, por mbizotërimi i pozitivitetit do ta mbajë kompaninë shumë lartë. Ju duhet të besoni në të vërtetën duke bërë kështu të pamundurën të mundur.

Përgatiti: Ylber Shehu/SCAN

Post a Comment

0 Comments

Technology